Mësohen gjykatësit për rastet ku do të gjykohen Gruevski dhe Grujoski

Maqedonia

Mësohen gjykatësit për rastet ku do të gjykohen Gruevski dhe Grujoski

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 14:27
Gruevski

Dy akuzat e Prokurorisë Speciale për dhunën në Komunën Qendër dhe për shkatërrimin e dokumentacionit për përgjim janë shpërndarë tek gjykatësit e Gjykatës Penale: Tatjana Mihajlova dhe Lidija Petrovska. Gjykatësit kanë marrë lëndët sipas sistemit elektronik për shpërndarje, shkruan Tv21.

PSP javën e kaluar në konferencë për shtyp njoftoi se ka ngritur dy akt-akuza. Njëra është kundër ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ish ministrit për transport dhe lidhje Mile Janakievski dhe tre persona tjerë të cilët akuzohen se janë porositës të dhunë në Komunën Qendër, por edhe dy persona tjerë që akuzohen se janë realizues të veprës më korrik 2013.

Rasti tjetër është kundër ish eprorit të Njësisë së pestë në MPB Goran Grujoski dhe gjashtë të punësuar tjerë në Drejtorinë për falsifikim të dokumenteve zyrtare, për arsye se në mënyrë kundërligjore kanë djegur 2.407 dokumente zyrtare, prej të cilëve 22 kanë të bëjnë me përgjimet e palejuar.

Data për gjykimin nuk janë caktuar. Për të dyja veprat penale dënimi maksimal është deri në 5 vite burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat