Në mbrëmje regjistrohet edhe një tërmet në Shkup

Maqedonia

Në mbrëmje regjistrohet edhe një tërmet në Shkup

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 22:44
ilustrim

Në mbrëmje është ndjerë edhe një dridhje toke në Shkup, ndërkaq Observatoriumi i Beogradit bën të ditur se dridhejt janë ndjerë edhe në Shtip.
Tërmeti është regjistruar 10 kilometër nga komuna Karbinci, me një forcë prej 2.7 shkallë Rihter, në ora 19 e 37 minuta. Përndryshe, gjatë ditës së sotme ka patur edhe dy tërmete tjera, një në mesditë dhe një pasdite.

Pas atij në ora 13:20, edhe një tërmet u regjistrua sot në Shkup, në orën 15:56. Sipas të dhënave të Entit Seizmologjik të Shkupit ky tërmet kishte fuqi prej 2.4 shkallë Reihter dhe thellësi 4 km, njofton Portalb.mk.

Epiqendra e këtij tërmeti sërish ishte në lindje të Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat