Ivanov nesër do të flasë në mbledhjen e OKB-së

Maqedonia

Ivanov nesër do të flasë në mbledhjen e OKB-së

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 10:04
Gjorge Ivanov

Kryetari i shtetit të Maqedonisë dje ka marrë pjesë në hapjen e punës së mbledhjes së radhës në OKB të cilën e hapi Presidenti i SHBA-ve Barack Obama i cili foli në OKB për së fundi herë si kryetar i SHBA-ve.

Nesër në rend dite është edhe momenti ku Gjorgje Ivanov duhet të ju drejtohet krerëve të shteteve për problemet dhe sfidat që i tangojnë qytetarët e Maqedonisë.

Përveç kësaj, Ivanov duhet të takohet edhe me Presidentin e Polonisë Andrzej Duda, me mbretin e Jordanit Abdulla II dhe me kryetarin e Egjiptit Abdel Fattah el-Sisi.

Dje Ivanov u takua me Donal Tusk, kryetarin e Këshillit evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat