Vazhdon seanca dëgjimore për Katica Janevën

Maqedonia

Vazhdon seanca dëgjimore për Katica Janevën

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 08:33
Foto arkiv

Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie në mes të bashkësive etnike do ta vazhdojë sot seancën, ku në rend dite është raporti i Prokurorisë speciale publike (PSP) dhe Prokurorisë themelore publike (PTHP).

Në seancën e djeshme, prokurorja Katica Janeva u është përgjigjur pyetjeve të ndryshme të deputetëve, duke thënë se nuk ka frigë nga askush, pasi që ka marrë garanca nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski.

Në një rast, Janeva tha se përgjimet e paligjshme tregojnë se zgjedhjet e viteve 2012-2014 janë të dyshimta, prandaj kuvendin e konsideron si jolegjitim.

Ajo kërkoi edhe zgjatjen e mandatit të PSP-së për të përfunduar hetimet për përgjimet. Kjo kërkesë ka hasur në mirëkuptimin e disa partive, por është kushtëzuar nga OBRM-PDUKM-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat