Shtyhet seanca për "Ryshfetin", i akuzuari Zaev gjendet në Tiranë

Maqedonia

Shtyhet seanca për "Ryshfetin", i akuzuari Zaev gjendet në Tiranë

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 12:42
Zoran Zaev

Është shtyer seanca e sotme gjyqësore për rastin “Ryshfeti” ku i akuzuari kryesor është lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev.

Arsyeja e shtyrjes së seancës është mungesa e kryetarit të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, i cili gjendet në udhëtim zyrtar në Tiranë, ku mbahet mbledhja e Asamblesë Parlamentare të Bashkimit Evropian.

Zaev në këtë rast akuzohet nga një biznesmen nga Strumica se, si kryetar i komunës, i ka kërkuar mitë prej mbi 160 mijë euro për të privatizuar një tokë. Përgjigjja e Zaevit është se bëhet fjalë për kurdisje klasike nga ana e pushtetit të VMRO-së me qëllim tërheqjen e vëmendjes nga aferat e mëdha korruptive të Nikolla Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij, që dolën nga bisedat e përgjuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat