Grçeva i drejtohet prokurores Katica Janeva: PSP-ja nuk ka njohuri për drejtësi dhe demokraci

Maqedonia

Grçeva i drejtohet prokurores Katica Janeva: PSP-ja nuk ka njohuri për drejtësi dhe demokraci

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 14:03
Foto nga vendi ngjarjes

Me një vonesë prej 45 minutave, prokurorja speciale Katica Janeva ka ardhur në kuvendin e Maqedonisë për t’u përgjigjur pyetjeve të deputetëve në komisionin për sistem politik dhe marrëdhënie në mes të bashkësive etnike.

Fillimisht, Tv Nova është penguar që të bëjë emitimin e drejtpërdrejtë në internet të diskutimeve në këtë komision. Sekretari i përgjithshëm i kuvendit, Zharko Denkovski u arsyetua se emitimi i drejtpërdrejtë paraqet shkelje të Ligjit për kuvendin, ligjeve tjera që rregullojnë punën e kuvendit dhe rregulloren e kuvendit.

Në vazhdim të diskutimit, deputetja Sollza Grçeva tha se PSP-ja nuk ka njohuri për drejtësinë dhe demokracinë, duke theksuar se dashamirët e PSP-së i kanë grisur fanelet e tyre, kur kanë dëgjuar se prokurorja Janeva ka përkrahje të Nikolla Gruevskit. Ajo shtoi se është shumë e zhgënjyer nga puna e PSP-së dhe Katica Janevës.

Goran Misovski nga Partia e re Social Demokrate (PRSD) tha se PSP-në nuk mund ta kontrollojë pushteti, duke theksuar se prokurori Zvrlevski është treguar i shurdhër ndaj bombave të Zaevit.

Deputeti Antonio Milloshosi e pyeti prokuroren Janeva në lidhje me ndonjë lëndë rreth punës së saj në Prokurorinë Themelore Publike. Janeva iu përgjigj se zëri i tij dëgjohet shpesh në përgjimet, ndërkaq për një përgjigje, Janeva i thotë deputetit Milloshoski që të njëjtën ta kërkojë te prokurori publik, Marko Zvrlevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat