Kërkohen ilaçe të reja për të sëmurët nga leukemia

Maqedonia

Kërkohen ilaçe të reja për të sëmurët nga leukemia

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 14:59
Ilustrim

Shoqata e pacientëve në Maqedoni kërkon që me urgjencë të vendoset në listën pozitive ilaçi ‘Nilotinib’, me të cilin do të pengohen pasojat tragjike tek të sëmurët nga leukemia kronike mieloike.

Ky ilaç i nevojitet 30 personave të prekur, të cilët në mënyra të ndryshme arrijnë ta sigurojnë, për ta vazhduar jetëgjatësinë e tyre.

Në vend ka rreth 100 të prekur nga leukemia kronike mieloike, ndërsa çdo vit diagnostikohen nga 20 raste të reja.

Terapia e cila ndikon për të gjithë të sëmurët nuk është në listën pozitive dhe qytetarët duhet ta blejnë vet.

I njëjti kushton rreth 2 mijë euro në muaj.

“Ne ilaçin nuk e kemi sepse si Ministri, Todorovi, Agjencia për ilaçe, Fondi, të gjithë u prononcuan pozitivisht, por ilaçin nuk e kemi. Kjo është dhembja jonë, njerëzit po vdesin”, tha Pepo Levi, Kryetar i Shoqatës HML.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat