Zaev posedon “bomba” për këtë deputete të VMRO-së?

Maqedonia

Zaev posedon “bomba” për këtë deputete të VMRO-së?

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 15:18
Ilustrim

Opozita maqedonase posedon audio incizime për deputeten simpatike të VMRO-DPMNE-së Daniella Rangellova. Vetë deputetja, në mbledhjen e sotme të Komisionit parlamentar në të cilin u prezantua raporti i Prokurorisë Speciale Publike, tha se disa kolegë të saj nga opozita i kanë thënë se kryetari i LSDM-së posedon “bomba” për të.

Këtë pohim Rangellova e ka paraqitur duke polemizuar me prokuroren Katica Janeva, shkruan Gazeta Lajm. “Zonja Janeva thatë se keni pranuar kërcënime suptile. Do të ju kisha pyetur se a mund ta sqaroni kuptimin juridik të termit ‘kërcënim suptil’ dhe a janë kërcënime suptile pohimet e disa kolegëve deputetë të opozitës të cilët më kanë thënë se Zaevi posedon ‘bomba’ për mua”, pyeti Rangellova.

Ndryshe para disa ditëve disa portale në gjuhën maqedonase paraqitën spekulime lidhur me një aferë dashurie të Rangellovës edhe pse ajo është e martuar dhe ka një fëmijë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat