Kërçovë: Digjet një grua në rrugë

Maqedonia

Kërçovë: Digjet një grua në rrugë

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 17:58
ilustrim

Dje rreth orës 15:50 në Kërçovë, në rrugën “20 Nëntori” në pjesën e kalasë, një kalimtar rasti ka vërejtur trupin e një gruaje që po digjet, njofton Flaka.

Një ekip i NJTKZ – Kërçovë ka dalë në vendngjarje dhe e ka shuar me aparat për fikje të zjarrit. Mjeku i spitalit të përgjithshëm të Kërçovës ka konstatuar se trupi është djegur dhe se nuk ka dhënë asnjë shenjë jete.

Inspektim në vendin e ngajrjes ka bërë prokurori publik dhe ekipi inspektues i krim-policisë, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi është dorëzua për obduksion.

Në vjim është përcaktimi i identitetin të personit dhe po merren masa për zbardhje të plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat