Çair, probleme të mëdha infrastrukturore

Maqedonia

Çair, probleme të mëdha infrastrukturore

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 23:35
Rrugë në Çair

Rrugët e lagjes Gazi Babë dhe Seravë vazhdojnë të jenë tmerr i vërtet për banorët që jetojnë aty. Këta të fundit thonë se janë mërzitur nga rrugët e shkatërruara dhe të paasfaltuara si dhe premtimet e kota të Komunës së Çairit.

“Kjo rrugë është e hapur më shumë se një muaj. Kjo është turp, për të gjithë Gazi Babën, vetëm e kanë gërryer ndërsa ne i shkatërruam makinat. Asgjë të mirë nuk jep ky shtet”.

Rruga “Stojna Stefkova” në lagjen Seravë, siç tregojnë banorët, vite me radhë qëndron e paasfaltuar.

“Gati tre vjet jemi duke shkel nëpër baltë po shpresojmë që tash do ta bëjnë sepse po afrohen zgjedhjet. Vetëm kur bëhen zgjedhjet kemi punë kanë premtuar se këtë javë do ta asfaltojnë po nuk e di”.

“Sistemi i komunizmit 100 herë ka qenë më i mirë se ai sot që është. As në Afrikë kështu nuk e ke, thonë mirë ndërsa është katastrofë. Duhet me u mundu pak për popullin tonë, shiko nga pjesa tjetër u bë si në Londër, kjo pjesa jonë u bë si në Kashmir, si në Afrikë”.

Të moshuarit janë ata që më shumë ankohen rreth rrugëve të dëmtuara, ata thonë se me vështirësi arrijnë të kalojnë nëpër gropa të hapura.

“Po i shihni edhe vet se si janë rrugët. Për ne më të moshuarit edhe ma shumë na pengon po çka të bëjmë, ne sikur jemi me mësuar më këto rrugë, kurrë nuk kemi pas rrugë më të mira”.

“Normalisht që na pengon por nuk kemi çka të bëjmë. E kanë vonuar shumë rrugën. Më duket që u bën dy vjet për ne që nuk mundemi të ecim sigurisht që na pengon”.

Nga Komuna e Çairit heshtje, edhepse premtuan se gjatë ditës do të flasin për ankesat e banorëve të Gazi Babës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat