Mot me diell dhe vranësira të vogla, temperatura deri 25 gradë

Maqedonia

Mot me diell dhe vranësira të vogla, temperatura deri 25 gradë

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 08:39
Moti

Moti paradite në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell, ndërsa në orët e pasdites me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej një deri në nëntë, ndërsa ajo e ditës prej 18 deri në 25 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm, kryesisht me diell me erë të dobët deri në mesatare. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në pesë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 23 gradë Celsius.

Në ditët në vijim, moti do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale. Mëngjeset do të jenë mjaft të freskëta, në disa vende pritet që temperatura e mëngjesit të ulet deri në zero veçanërisht në Rajonin e Berovës, ndërsa gjatë ditës temperatura do të jetë në rritje graduale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat