Poposki-Kotzias: Të zbatohet politika për ndërtimin e besimit

Maqedonia

Poposki-Kotzias: Të zbatohet politika për ndërtimin e besimit

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 08:52
Poposki-Kotzias

Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias, dje është takuar me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki, në margjinat e mbledhjes së 71-të të Asamblesë së përgjithshme të KB-së në New-York.

Gjatë takimit, i cili është mbajtur në atmosferë shumë të mirë, dy ministrat kanë biseduar për situatën në rajon dhe për gjendjen me zbatimin e masave për ndërtimin e besimit, kumtoi MPJ-ja.

Koxias dhe Poposki kanë biseduar edhe për mbledhjen e dytë mes Greqisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë, e cila pritet të mbahet në Selanik në tetor dhe në të cilin do të marrin pjesë ministra të punëve të jashtme dhe të punëve të brendshme të katër vendeve.

Takimi i parë ministror mes katër vendeve u mbajt në prill të këtij viti, gjithashtu në Selanik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat