Shaqiri zbulon një ‘bombë’ të re për BDI-në

Maqedonia

Shaqiri zbulon një ‘bombë’ të re për BDI-në

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 09:08
Ish deputeti Hysni Shaqiri

Ish  deputeti Hysni Shaqiri, i cili e braktisi karrigen e deputetit dhe iu bashkëngjit radhëve të UÇK-s ka lëshuar edhe “bombë” për BDI-në dhe strukturat e saj, transmeton agjencia e .

Në debatin Rruga e Drejtë ai ka zbuluar marrëveshjes e turpshme të BDI-së për gjuhës shqipe në qytetin e Shkupit.

“Në 2004 në Mavrovë kemi pasur një takim me ndërkombëtarët për ndarjen territoriale. Po ju them shumë çështje nuk i dinë popullata.

BDI-ja struktura e BDI-së, me emra dhe mbiemra do ti them, por mos të marr shumë kohë kishin arrit marrëveshje që çështja e gjuhës së Shkupit të zgjidhet  pa u përmbushur kushti i nevojshëm dhe i domosdoshëm që del nga amendamenti 5 i Kushtetutës ku ne shqiptarët shprehemi si sasi dhe jo si identitet i 20 për qindëshit.

Me thanë se kemi arritur marrëveshje që bie ndesh me Kushtetutën dhe unë refuzova. Isha i vetëdijshëm se e njëjta mund të abrogohej nga Gjykata Kushtetutese. Kategrik kam qenë kundër, kurse BDI-ja e kishte pranuar. Këtë e dinë kryesia e BDI-së”, është shprehur ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat