Haraçinë: Partia Uniteti themeloi Forumin rinor

Maqedonia

Haraçinë: Partia Uniteti themeloi Forumin rinor

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 14:06
Nënkryetari i partisë "Unitetit", Zylfi Adili

Partia politike “Uniteti” mbrëmë themeloi Forumin rinor dhe nëndegën në Haraçinë të Shkupit. Në prezencë të Nënkryetarit të partisë, deputetit Zulfi Adili dhe Sekretarit të përgjithshëm Muhamed Ismaili, kuvendarët e Haraçinës në mënyrë unanime zgjodhën Selman Kurtishin për kryetar të forumit rinor të Unitetit për Haraçinë, ndërsa Ekrem Saliu u zgjodh kryetar i nëndegës në këtë fshat.

Kryetari i posazgjedhur i rinistë së partisë para të pranishmëve shpalosi edhe plan programin e tij për veprim në mandatin katër vjeçar, ndërsa udhëheqësia e re e nëndegëve të Haraçinës, Grushinës dhe Orllancës u zotuan se do të angazhohen maksimalisht për realizimin e përcaktimeve programore të partisë.

Fjalim rasti mbajtën edhe Nënkryetari i partisë, Zulfi Adili dhe Sekretari i përgjithshëm Muhamed Ismaili, të cilët potencuan rëndësinë e angazhimit të të gjithëve në drejtim të rikthimit të dinjitetit të shqiptarëve dhe krijimin e standardeve të larta dhe të barabarta për jetë në vendin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat