Arsimi, LSDM: Do të zvogëlojmë numrin e orëve dhe numrin e lëndëve mësimore

Maqedonia

Arsimi, LSDM: Do të zvogëlojmë numrin e orëve dhe numrin e lëndëve mësimore

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 15:04
Radmila Sekerinska

Do të zvogëlojmë numrin e orëve dhe numrin e lëndëve mësimore në shkollat fillore dhe të mesme, po fokusi do të jetë ndaj aftësive gjuhësore dhe të matematikës të fëmijëve në Republikën e Maqedonisë! Kanë premtuar kështu nga LSDM.

“Sot fëmijët edhe në shkollat fillore edhe në të mesmet janë të ngatërruara me shumë përmbajtje dhe lëndë. Për shembull, një fëmijë në moshë 13-vjeçare duhet të jetë e mire dhe të ndjekë me vëmendje rreth  14 lëndë të detyrueshme dhe deri 3 lëndë për të zgjedhur. Do të pajtoheni se kjo është jashtë çdo mase. Për shkak të kësaj , është shumë e vështirë që të arrijnë ta mësojnë të gjithë këtë material në shkollë, e më e vështirë bëhet kur kthehen në shtëpi dhe kërkojnë ndihmë prej prindërve të cilët duhet të bëhen shkencëtarë të çdo fushe dhe t’u dalin në krye me detyrat e shtëpisë. Rezultati i kësaj  është një dituri e përciptë, e dobët, shumë nervozë dhe shumë pakënaqësi, te nxënësit, te prindërit dhe te mësimdhënësit”, deklaroi nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska.

Nga aty konsiderojnë se arsimit të Maqedonisë i duhet një reformë themelore, nevojitet që fokusi të jetë ndaj atyre aftësive të cilat do të ndihmojnë fëmijëve dhe nxënësve, më lehtë të arrijnë sukses për të gjetur një punë, dhe kjo është matematika dhe njohuritë nga disa gjuhë të huaja.

“Për shkak të kësaj, motoja jonë është se Maqedonisë i nevojiten nxënës të motivuar, Maqedonisë i nevojiten mësimdhënës të kënaqur, po ashtu edhe prindër të cilët do të dinë se fëmijët e tyre e fitojnë edukimin më të mirë që mundet i cili do t’u mundësojë atyre që ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Republikën e Maqedonisë”, tha Shekerinska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat