Ja shqetësimet e Zoran Zaevit dërguar ambasadorëve të huaj në vend

Maqedonia

Ja shqetësimet e Zoran Zaevit dërguar ambasadorëve të huaj në vend

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 17:47
Zoran Zaev

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev u ka drejtuar një letër ambasadorëve garanteus të Marrëveshjes së Përzhinos, ku shpreh shqetësimin e tij se partitë OBRM-PDUKM dhe BDI nuk duan zgjedhje korrekte dhe demokratike.

Në letrën e tij, Zaev thotë se sjellja e buxhetit të vitit 2017, një muaj para shpërndarjes së kuvendit dhe mosdeklarimi i Gjykatës Kushtetuese rreth kushtetueshmërisë së Prokurorisë Speciale Publike tregojnë se partia në pushtet nuk dëshiron zgjedhje korrekte dhe demokratike.

Ai shpreh shqetësimin e tij për ”instrumentalizimin e mëtutjeshëm politik të Gjykatës Kushtetuese dhe mosdeklarimi për kushtetueshmërinë e Ligjit për PSP-në, mund të shkaktojnë shkatërim themeltar të procesit politik dhe pritshmëritë për zgjidhje demokratike të përplasjeve ekzistuese politike.”

Zaev gjithashtu është i shqetësuar për ”keqpërdorimin e mëtutjeshëm politik të gjyqësisë, deri në nivel të suspendimit të plotë të sundimit të ligjit dhe të shtetit të së drejtës, që në masë të madhe do ta përcaktojnë ambientin politik në prag të zgjedhjeve të dhjetorit dhe të drejtës së qytetarëve që të jenë pjesë të procesit zgjedhor.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat