Veseli fton shqiptarët t’i bashkohen PPD-së

Maqedonia

Veseli fton shqiptarët t’i bashkohen PPD-së

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 20:27
PPD

Partia  për Prosperitet Demokratik e njofton opinionin e gjërë anëtarsinë dhe simpatizanët e saj se odiseada e proceseve gjyqësore  ndaj kësaj partie e udhëhequr nga një grup joformal politik mori fund.

Gjykata themelore në Tetovë e bëri të plotfuqishëm vendimin e saj për  regjistrimin e Abduladi Vejselit kryetar i PPD-së në Rregjistrin themelor të partive politike.

Partia për Prosperitet Demokratik me këtë rast fton anëtarsinë e sa si dhe simpatizantët që të mbështesin aktivitetet e saja në pragun e zgjedhjeve të ardhëshme parlamentare në dhjetor të këtij viti.

Në lidhje me këtë  ne konsiderojmë se PPD është familje e gjërë politike në shtëpinë e së cilës ka vend për çdo kend: bujkun punëtorin mësuesin intelektualin e mirëfilltë studentin dhe të gjithë ata që angazhohen individualisht apo në mënyrë të organizuar për mirëqenien e qytetarit dhe shqiptarëve në përgjithësi.

PPD i fton të gjithë ata aktivistë që duke pasur qëllim të mirë mund përkohësisht ta kenë humbur rrugën e tyre të kthehen rrrugës së vërtetë dhe ta japin kontributin e tyre nën simbolin më të vjetër të organizimit politik n/dër shqiptarët e Maqedonisë në gjiun e lëvizjes kombëtare që la gjurmë të pashlyeshme në organizimin tonë politik në partinë e cila fuqishëm e ngriti dhe e afirmoi çështjen shqiptare në republikë dhe në arenën ndërkombëtare.

PPD i fton të gjitha forcat qëllimmirësi ti bashkangjiten asaj në këtë rrugë të vështirë dhe krijojnë sëbashku kushte për të hapëruar ballëlartë dhe me guxim drejt shtigjeve të reja politike për mirëqenien e kombi t dhe qytetarit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat