Qërim hesapesh politike përmes lustrimit

Maqedonia

Qërim hesapesh politike përmes lustrimit

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 07:49
Margarita Caca Nikollovska

Instituti për të drejtat e njeriut , ka kërkuar revidim urgjent të Ligjit për lustrim dhe detektim të anëve negative të procesit. Ata theksojnë se procedura e deritanishme nuk zbardhi se cilët persona kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete dhe me këtë kanë cenuar të drejtat e njeriut dhe liritë e individëve. Përkundrazi, procesi ka qenë instrument për qërimin e hesapeve me kundërshtarët politik që është në kundërshtim me Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, Konventën Evropiane për të drejtat e njeriut dhe Kushtetutën e Maqedonisë, thonë nga ky Institut. Prej atje thonë se shfuqizimi i ligjit nuk i mënjanoi aspektet negative, por shkaktoi paqartësi të reja, ndërsa nuk u shmangën as pasojat e revanshizmit politik.

“Shtrohet pyetja, çfarë do të bëjë tani Komisioni me lëndët kur Gjykata e lartë supreme mori vendime me të cilat u shfuqizuan vendimet e Komisionit, por megjithatë këto vendime procedurën përsëri e kthejnë në kompetencë të Komisionit”, tha Margarita Caca Nikollovska, Instituti për të drejtat e njeriut.

Për ambasadorin holandez, i tërë procesi i lustrimit është i vonuar dhe është dashur të zbatohet pas fundit të sistemit të më hershëm. Ai theksoi se lustrimi nuk guxon të keqpërdoret, sidomos ndaj personave që nuk mendojnë sikur pushteti.

“Hakmarrja nuk guxon të sundoj ndaj procesit të demokracisë”, u shpreh Vauter Plomp , ambasador i Holandës në Maqedoni.

Gjatë lustrimit, nga Komisioni për lustrim 203 persona morën vendime se kanë qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete. Vendime finale ka për 68 persona, për 23 vendimi është shfuqizuar nga Gjykata kompetente, ndërsa të lustruar ishin edhe 78 persona të vdekur. Për një pjesë të vendimeve zhvillohet procedurë gjyqësore në vend, por edhe në Gjykatën për të drejtat e njeriut në Strazburg. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat