Përfiton Mavrova nga fondet BE-së për bashkëpunim ndërkufitar Shqipëri-Maqedoni

Maqedonia

Përfiton Mavrova nga fondet BE-së për bashkëpunim ndërkufitar Shqipëri-Maqedoni

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 13:21
Ilustrim

Në komunën Mavrovë-Rostushë ka filluar me punë ekotregu i dytë, i ndërtuar me mjete financiare nga IPA programi i BE-së për bashkëpunim ndërkufitar në mes të Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Me këtë rast, kryetari i kësaj komune, Mukrem Mehmedi bëri të ditur se tregu i parë në Anët e Mavrovës punon çdo ditë, ndërkaq tregu i ri do të punojë çdo të premte, ndërkaq mund të shfrytëzohet edhe nga të gjithë bujqët dhe blegtorët e Maqedonisë. Ai njoftoi se tezgat do të shfrytëzohen falas për një vit.

Pritshmëritë janë që tregu të ndikojë në forcimin ekonomik dhe në zhvillimin e turizmit.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi ndërkufitar, një ekotreg është hapur edhe në komunën e Gjinarit në Elbasan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat