Shpallet tender për rikonstruimin e autostradës Shkup – Kumanovë

Maqedonia

Shpallet tender për rikonstruimin e autostradës Shkup – Kumanovë

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 12:14
Autostrada Shkup – Kumanovë

Përmes IPA instrumentit është shpallur tender për rikonstruimin e tërësishëm të pjesës së autostradës nga Shkupi deri në Kumanovë në gjatësi prej 23 kilometrave, informoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Vllado Misajllovski.

Kompanitë e interesuara mund të parashtrojnë oferta deri më 16 tetor, pas çka do të bëhet evaluimi i ofertave, ndërsa aktivitetet ndërtimore do të fillojnë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.

Rikonstruimi i korsisë së re nga Kumanova drejt Shkupit veçmë ka filluar.

“Kjo do të thotë se 23 kilometra prej Shkupit deri në Kumanovë  do të rehabilitohen dhe rikonstruohen. Kjo është shumë me rëndësi pasi ne investojmë shumë në Korridorin 10 që maksimalisht ta përmirësojmë infrastrukturën”, deklaroi Misajllovski.

Rikonstruimi përfshin vendosjen e korsisë së re dhe sinjalizimit në komunikacion, si dhe sanimin e të gjitha urave që gjenden në këtë pjesë.

Misajllovski potencoi se vazhdojnë investimet në infrastrukturën rrugore, duke përkujtuar edhe në tenderin paradokohe të shpallur në pjesën Prilep – Gradsko.

Në fazë përfundimtare, shtoi ai, janë edhe aktivitetet nga Negotina deri në Demir Kapi, për çka pritet regjim i komunikacionit nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Investimet në Korridorin 10, sipas Misajllovskit, do të tejkalojnë 230 milionë euro.

Në tërë shtetin, tha ai, ndërtohen mbi 170 kilometra autostrada të reja, por shumë është me rëndësi ta rrisim maksimalisht sigurinë e Korridorit 10, sepse është një nga korridoret transnacionale dhe për këtë shkak investohet maksimalisht jo vetëm në Korridon 10, por edhe në korridoret e tjera nëpër Republikën e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat