LQMM me kritika ndaj Janevës dhe punës së PSP

Maqedonia

LQMM me kritika ndaj Janevës dhe punës së PSP

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 18:04
Katica Janeva

Në Ohër është mbajtur një tribunë e organizuar nga ana e Lëvizjes qytetare për mbrojtje të Maqedonisë (LQMM).

Temat kryesore në këtë tribunë kanë qenë puna e Prokurorisë speciale publike (PSP), por edhe konkretisht puna e prokurores publike Katica Janeva, të cilën kjo lëvizje e konsideron si jo transparente.

Në këtë tribunë është biseduar edhe për rastin “Puçi”, respektivisht nga LQMM kanë pyetur përse nuk zgjidhen ato çështje që u intereson qytetarëve.

Po ashtu në këtë tribunë është biseduar me ton shumë negativ rreth deklarimeve të fundit të liderit të opozitës maqedonase, Zoran Zaev, për përdorimin e gjuhës shqipe.

Për më tepër ndiqeni videon më poshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat