Hapet tregu i dytë ekologjik në Rostushë

Maqedonia

Hapet tregu i dytë ekologjik në Rostushë

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 20:02
Eko-tregu

Në komunën Mavrovë-Rostushë ka filluar me punë tregu i dytë ekologjik, i ndërtuar me mjete nga programi IPA i BE për bashkëpunim ndërkufitar midis Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Tregu gjendet në lokalitetin “Pas Çukës” në afërsi të sallës së madhe sportive, në Rostushë.

“Ky treg do të jetë i hapur çdo të premte të javës. Produktet e tyre mund ti shesin edhe bujq edhe blegtorë nga të gjithë anët e vendit tonë. Me vendim të Këshillit të komunës Mavrovë-Rostushë, vitin e parë të interesuarit tezgat do ti mund ti shfrytëzojnë falas, thonë përgjegjësit e komunës.

Funksionimi i tregjeve ekologjike do të kontribuojë në përforcimin ekonomik të prodhuesve nga rajoni më i gjerë, por edhe për zhvillimin e turizmit.?Në suaza të projektit, përpos këtyre dy tregjeve në komunën Mavrovë-Rostushë, një treg ekologjik është hapur edhe në komunën Gjinar të qarkut të Elbasanit, në Republikën e Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat