Rikthehen protestat e “Revolucionit shumëngjyrësh”

Maqedonia

Rikthehen protestat e “Revolucionit shumëngjyrësh”

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 07:30
Foto ilustrim

“Revolucioni shumëngjyrësh“ pas një pauze të gjatë i rikthehet protestave në Maqedoni. Për sot është bërë thirrje për protestë përpara Kuvendit në mbështetje të Prokurorisë Speciale.

Në njoftimin e Revolucionit mes të tjerash theksohet se kohëve të fundit siç thuhet mediat e kontrolluara nga i dyshuari Gruevski kanë nisur fushatën kundër Katica Janevës dhe tërë Prokurorisë Speciale.

Revolucioni shumëngjyrësh gjithashtu ka akuzuar liderin e VMRO-DPMNE-së se po e shfrytëzon çdo mundësi për të bllokuar punën e Speciales, ndërsa Gjykata Kushtetuese ende nuk ka caktuar seancën për të shqyrtuar nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Speciales.

Sipas revolucionit shumëngjyrësh deputetët e VMRO-DPMNE-së refuzojnë të miratojnë ndryshimet e nevojshme ligjore për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe ta vazhdojnë afatin e Prokurorisë Speciale dhe kjo i ka detyruar që protestuesit të kthehen rrugëve të Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat