Projeksionet e Bankës Popullore të Maqedonis nuk realizohen, ekonomia e vendit bie

Maqedonia

Projeksionet e Bankës Popullore të Maqedonis nuk realizohen, ekonomia e vendit bie

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 10:36
Banka popullore ne Maqedoni

Raporti më i ri i treguesëve makroekonomik të publikuar nga Banka Popullore e Maqedonisë (BPM) tregon se rritja ekonomike e vendit në gjysmën e parë të këtij viti është më e ulër se projeksioni i prillit i bankës.

Në raport thuhet se ”faktorët e brendshëm joekonomik të lidhur me ngjarjet politike në vend, edhe më tutje e rritin pasigurinë rreth arritjeve dhe vlerësimeve për aktivitet ekonomik.”

BPM-ja pret që vendimi i Britanisë së madhe për dalje nga BE-ja të mos ndikojë mbi kërkesën efektive të jashtme, mirëpo priten efektet negative në vitin 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat