Në Sllovaki 3.500 euro martesa për letra në BE, mes tyre edhe shtetas të Maqedonisë

Maqedonia

Në Sllovaki 3.500 euro martesa për letra në BE, mes tyre edhe shtetas të Maqedonisë

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 19:52
ilustrim

Policia sllovake ka shkatërruar një rrjet, i cili i mundësonte serbëve, malazezëve apo maqedonëve që nëpërmjet martesave të rrejshme, për të cilat paguanin nga 3500 euro, të siguronin lejet e qëndrimit dhe të punës në shtetet perëndimore.

Ata merrnin leje të qëndrimit në Gjermani, Danimarkë dhe shtetet perëndimore, ndërsa policia arrestoi pesë shtetas sllovak, të cilët me këtë rrjet kishin arritur të krijojnë një biznes mjaft fitimprurës, transmeton INA.

Fillimisht angazhoheshin sllovake, të cilat rregullonin të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për martesa jashtë vendit, e më pas dërgoheshin në Serbi, ku pas lidhjes së martesës ato merrnin nga 3500 euro.

Një zëdhënëse e policisë sllovake njoftoi se ato më pas, së bashku me bashkëshortët e rrejshëm shkonin në Gjermani dhe Danimarkë dhe kërkonin leje të qëndrimit.

Sllovaket si shtetase të Bashkimit Evropian merrnin shumë lehtë lejet për qëndrim në Gjermani, ndërsa bashkëshortëve të tyre të rrejshëm nga Ballkani gjithashtu ju jepej leja e qëndrimit duke u bazuar në ligjin për bashkim familjar.

Policia sllovake ka arrestuar pesë anëtar të këtij grupi të organizuar. Sipas ligjeve sllovake, ata mund të dënohen prej dy deri në tetë vjet burg, nën akuzat për trafikim të imigrantëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat