Qytetarët e Maqedonisë informohen nga televizori dhe interneti

Maqedonia

Qytetarët e Maqedonisë informohen nga televizori dhe interneti

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 15:24
Ilustrim

Qytetarët e Maqedonisë shfrytëzojnë disa burime informimi. Ata informohen përmes televizorit dhe internetit. Kështu tregon hulumtimi i kryer në nëntor-dhjetor të vitit të kaluar, i realizuar me kërkesë të Agjencisë për shërbime mediale audio dhe audiovizuele (ASHMAA).

Në këtë hulumtim janë përfshirë 1200 qytetarë të moshës mbi 16 vjeçare. Rezultatet tregojnë se televizori, me 75%, është media më e rëndësishme përmes të cilit, qytetarët e Maqedonisë informohen për ngjarjet në vend dhe në botë. Burimi i dytë informativ është interneti.

66% e të anketuarve kanë deklaruar se asnjëherë nuk informohen nga radioja, kurse 57% e të anketuarve nuk informohen nga mediat e shtypura.

Qytetarët e Maqedonisë më së shpeshti shiqojnë lajme, pastaj seriale filmike. Megjithatë të anketuarit kanë deklaruar se ka mungesë të programeve arsimore dhe kulturore, programeve për fëmijë, filma vizatimor, emisione dokumentare dhe filma.

7.5% e qytetarëve kanë shfrytëzuar antenë të thjeshtë, kurse 84.3% i kanë shfrytëzuar shërbimet e operatorëve të komunikimit publik.

Të ardhurat e përgjithshme të radioshpërndarësve në vitin e kaluar arritën në 3 miliard e 102 milionë denarë, nga të cilat 693 milionë denarë janë fituar nga reklamat. 92% e të ardhurave nga reklamat janë realizuar nga televizoret, kurse vetëm 8% e të ardhurave të reklamave janë realizuar nga radio stacionet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat