Të premten vazhdon gjykimi për “Lagjen e trimave”

Maqedonia

Të premten vazhdon gjykimi për “Lagjen e trimave”

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 21:38
Ilustrim

Të premten me fillim në ora 1o, në sallën e madhe të Gjykatës supreme do të vazhdojë seanca dëgjimore për “Lagjen e trimave”, ka njoftuar Gjykata themelore Shkupi 1.

“Për shkak të interesit të rritur nga ana e mediave dhe publikut për gjykimin lidhur me ndodhitë në “Lagjen e trimave” në Kumanovë, ju informojmë se seanca dëgjimore e dëshmitarëve të mbrojtur, e cila në pajtim me LPP zhvillohej në seancë jo publike ka përfunduar dhe seanca kryesore dëgjimore vazhdon të premten në ora 10, në sallën e madhe të Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë, me procedurë dëshmimi dhe me prani të opinionit publik”, shkruan në njoftimin e kësaj gjykate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat