Zaev premton reforma në gjyqësi pas marrjes së mandatit

Maqedonia

Zaev premton reforma në gjyqësi pas marrjes së mandatit

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 23:44
Zoran Zaev

Lideri i LSDM, Zoran Zaev, në tribunën e sotme partiake në të cilën ishin të pranishëm përfaqësues të sektorit qytetar, ka folur për reformat në gjyqësi, siç ka thënë ai, në fillim të mandatit të Qeverisë së re.

“Ne jemi për një Gjykatë Speciale, Departament special. Kjo dritëz shprese për drejtësi, për një shtet të drejtë,  kthimin e shtetit të drejtë  që kemi krijuar si të parë mes të barabartëve, isha unë, Gruevski, Ahmeti dhe Thaçi. Ne besonim dhe e dhamë fjalën tonë. Tani qeveria është në mejdan është pushtet,  ndoshta nesër ne do të jemi në mejdan, unë nuk e di se pa marrë parasysh për kë bëhet fjalë, ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë”, ka thënë Zaev.

“Në qoftë se nuk ka kush ta  mbajë  frikën e politikanit, pa marrë parasysh se a do të punojë në pushtetin ekzekutiv, në Kuvend, në vetëqeverisjen lokale ose kudo, asgjë nuk kemi bërë në shoqërinë tonë. Reforma e parë më e rëndësishme ndër të tjera, duhet të jetë në gjyqësinë dhe kjo është më e rëndësishme. Këtë duhet ta bëjmë për të gjithë ne, për të gjithë brezat që vijnë, dhe besoj se në 6 muajt e parë, shumica prej gjërave të përmendura këtu, mund të nisin nëse jo të përfundohen, transparenca duhet të jetë e tillë”, ka vazhduar Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat