Alarmante: Maqedonia në mesin e vendeve që hedh më së shumti ushqim

Maqedonia

Alarmante: Maqedonia në mesin e vendeve që hedh më së shumti ushqim

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 13:37
Ilustrim

Në Maqedoni hidhet gati një e katërta e shumës së përgjithshme të ushqimit me të cilat manipulojnë shitoret, restorantet, prodhuesit dhe shpërndarësit.

Këtë e tregon sondazhi i kryer në kuadër të projektit “ushqim për të uriturit, jo deponisë” është paraqitur sot.

Siç njoftoi sot Dushko Hristov nga Banka Ushqimit, më shumë ushqim hedhin shpërndarësit ushqimor produktet e të cilëve janë me kohëzgjatje të shkurtër, më pas restorantet dhe familjarët.

’99 përqind e të anketuarve kanë thënë se duan të dhurojnë ushqim, kurse 45 përqind e mbeturinës shtëpiake është organike, tha Hristov.

Banka për ushqim para pesë vjet më parë filloi një iniciativë për miratimin e ligjit mbi mos hedhjen e ushqimit në vend, por nuk ka marrë përgjigje nga institucionet.

Sipas numrit të banorëve, Maqedonia është në listën e dhjetë vendeve në botë, e vendosur në vendin e shtatë dhe të tetë që hedh më shumë ushqim.

‘Mijëra ton të ushqimit që janë të mira për konsum, çdo vit përfundojnë në deponi. Frutat dhe perimet që qëndrojnë disa ditë, por jo të prishura, qumësht dhe mish me përgatitjet e tyre para afatit, bukë, produkte për pjekje, ëmbëlsira dhe ushqime të tjera të paketuara çdo ditë hidhen nga shitoret dhe restorantet në Maqedoni’, tha Hristov.

Sondazhi për hedhjen e ushqimit është zbatuar edhe Tetovë, Shkup, Manastir, Strumicë para disa muaj nga “ushqim për të gjithë – Banka Ushqimit të Maqedonisë”, por sot u prezantuan rezultatet vetëm nga Shkupi dhe Tetova, ku ishin përfshirë 170 subjekte, 130 në Shkup dhe 40 në Tetovë.

Sipas studimeve të deri tanishmem tani për tani SHBA hedh ushqim më tepërt.

“Ushqim për të gjithë – Banka për Ushqim të Maqedonisë”, është duke punuar në krijimin e një sistemi që vazhdimisht, 365 ditë në vit do të sigurojë të paktën ushqim të vogël për më të varfërit, njerëzit e uritur dhe të varfër.

“Ushqim për të gjithë – Bank për Ushqim të Maqedonisë” deri më tani ka përzgjedhur dhjetë ambasadorë, njerëz nga jeta publike, për të luftuar urinë në Maqedoni. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat