Gjykata Themelore Shkupi 1 nuk i ka pranuar dhe i ka kthyer prapë kërkesat e Prokurorisë Speciale Publike për caktimin e masës së kujdesit për tre persona dhe paraburgim për të katërtin për rastin “Arka”, me arsyetimin se nuk kanë mundur t'i hapin dëshmitë në dokumentet sepse janë të koduara.
Dëshmitë janë dorëzuar në formë elektronike me anë të USB-së të cilën gjykatësit e caktuar nuk kanë mundur ta hapin, njoftoi Gjykata.
Për këtë është njoftuar Prokuroria Speciale nga e cila është marrë përgjigjja se gjykatësit duhet ta marrin parasysh propozimin e dërguar te ata ndërsa shqyrtimi i dëshmive do të mund të bëhet së bashku në prani të përfaqësuesve të PSP-së.
Nga kjo, Gjykata e ka quajtur të papranueshme kërkesën e PSP-së.