Gjykata: Nuk i kemi bë ekspertizë celularit të Kërpaçit për shkak të mbrojtjes së madhe

Maqedonia

Gjykata: Nuk i kemi bë ekspertizë celularit të Kërpaçit për shkak të mbrojtjes së madhe

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 17:18
Ilustrim

Nga të gjitha provat që i kemi, mund të konfirmojmë se Kosta Kërpaç është vetëvra, por tani po hetojmë se çfarë e ka detyruar ta bëj këtë vepër, thonë nga Prokuroria publike.

Siç thonë nga kjo Prokurori, janë pyetur 19 persona, prej të cilëve 10 nëpunës të MPB-së. Nga ky institucion akuzojnë PSP-në se ende nuk ua ka dorëzuar regjistrin me dëshmitë e Kërpaçit se persona të caktuar e kanë kërcënuar.

“PSP vet tregoi se Kosta Kërpaç ka pasur kërcënime. Nëse kjo është e vërtetë, kjo Prokurori patjetër është dashur të bëj regjistër. E tërë ajo që kërkojmë është të na dërgojnë regjistrim që të mund ta përmbyllim mozaikun tonë” pohojnë nga kjo Prokurori.

Siç theksojnë ata, pasi më 6 prill është kryer bastisje në shtëpinë e Kërpaçit, ditën e ardhshme ai është paraqitur si dëshmitar në PSP. Nga ajo ditë, Kërpaçit i është ndryshuari disponimi ndërsa për këtë pohojnë edhe dëshmitarët që i ka marrë në pyetje prokurori kompetent.

“Kërpaç ka shtënë jashtë banesës, por tani për tani ngel e paqartë pse. Për këtë arsye, kërkojmë edhe njëherë PSP të na e dorëzoj regjistrin që të mund ta përfundojmë rastin” thonë nga Prokurore Themelore Publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat