Spasovski emëron 11 drejtues të rinj në MPB

Maqedonia

Spasovski emëron 11 drejtues të rinj në MPB

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 17:24
Oliver Spasovski

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, njoftoi sot se ka përdorur të drejtën siç është rënë dakord nga marrëveshja e Përzhinos dhe ka bërë 11 ndryshime në kuadrot e Ministrisë së Brendshme për të organizuar zgjedhje të besueshme dhe të ndershme në dhjetor.

“Në bazë të ndryshimeve në Ligjet për Qeveri kam përdorrur të drejtën time për të ndryshuar pjesë të strukturave të menaxhimit. Në mënyrë të veçantë 11 krerët e rinj të njësive organizative në kuadër të Ministrisë së Brendshme, 7 në sektorët e brendshëm dhe 4 në Ministrinë e Brendshme ose në departamente të caktuara”, ka theksuar Spasovski.

Menjëherë ka reaguar zëvendësministri shtesë Oliver Andonov duke theksuar se Spasovski ka kryer ndryshimet e kuadrove në mënyrë të paligjshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat