LSDM-ja kërkon seancë kuvendore për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe për PSP-në

Maqedonia

LSDM-ja kërkon seancë kuvendore për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe për PSP-në

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 16:12

Grupi parlametar i LSDM-së dhe opozita e bashkuar kanë dorëzuar në kuvendin e Maqedonisë një kërkesë për t’u mbajtur një seancë, ku në rend dite do të jenë dy pika.

Në konferencën për shtyp të Goran Sugareskit të LSDM-së, u tha se në këtë seancë kuvendi duhet të diskutojë për Propozim-Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligit për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për Prokurorinë Speciale Publike (PSP).

Ai u bëri thirrje të gjitha grupeve parlamenare që ta mbështetin këtë nismë të LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat