Lëvizja BESA: Në Maqedoni duhet të krijohet edhe Gjykata Speciale

Maqedonia

Lëvizja BESA: Në Maqedoni duhet të krijohet edhe Gjykata Speciale

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 19:37
Pamje nga takimi

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, së bashku me Sekretarin e përgjithshëm, Afrim Gashi, dhe anëtarin e Kryesisë Qendrore, Kastriot Rexhepi, kanë realizuar një takim në zyrat e Bashkimit Evropian në Shkup me ambasadorin e BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar.

Sipas kumtesës të Lëvizjes BESA, ambasadori Zhbogar u njoftua në detaje me platformën “Ridefinimi” dhe aktivitetet e vazhdueshme të BESËS. Në takim u diskutua edhe për zgjedhjet e 11 dhjetorit, si dhe për nevojën e realizimit që e propozoi Departamenti i Drejtësisë në Lëvizjen BESA për ndarjen e drejtë dhe të barabartë të njësive zgjedhore.

Gjithashtu u potencua se patjetër duhet të përmbushen të gjitha reformat si domosdoshmëri për rikthimin e Maqedonisë drejt integrimit euro-atlantik.

Në këtë takim, Lëvizja BESA ka theksuar se, përveç Prokurorisë Speciale, del se është nevojë e patjetërsueshme edhe krijimi i Gjykatës Speciale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat