Ja çka i thanë Ziadin Selës në ambasadën e SHBA-së në Shkup

Maqedonia

Ja çka i thanë Ziadin Selës në ambasadën e SHBA-së në Shkup

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 00:34
Ziadin Sela në ambasadën e SHBA-së në Shkup

Delegacion i Lëvizjes për Reforma PDSH, sot është ftuar në takim urgjent në ambasadën e SHBA-së në Shkup. Delegacioni është kryesuar nga kryetari i LR-PDSH z.Ziadin Sela dhe nënkryetari z.Agon Ferati.

Në takim është biseduar për situatën aktuale politike, për shtetin e së drejtës, rëndësinë e dekriminalizimit të skenës politike, për rolin e Prokurorisë Speciale dhe përfaqësimin real të kërkesave politike të shqiptarëve.

Pas takimit, kryetari i LR-PDSH-së z.Ziadin Sela për mediat është shprehur:
“Ne i kemi dhënë dhe i japin përkrahje të parezervë Prokurorisë Speciale nga ana tjetër dy subjektet politike shqiptare që thirren në përkrahje të faktorit ndërkombëtarë BDI dhe PDSH është më se e qartë se tashmë nuk do të gëzojnë mbështetjen e tyre. Shqiptarët janë të zhgënjyer me mos mbështetjen e Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe mbështetjen për Prokurorinë Speciale e kanë vetëm deklarative, dje e patën mundësinë por nuk e bënë këtë. Siduket ata po implementojnë një sistem i cili i ngjan lindjes dhe aspak perëndimit. Shumë shpejt të dyja bashkë do të shkojnë në historinë, në atë pjesë të historisë së keqe të subjekteve politike shqiptare.

Sa i përket çështjes së Prokurorisë Speciale, LR-PDSH ripërsërit mbështetjen e parezervë të këtij institucioni, i cili duhet të hetojë deri në fund të gjithë rastet e montuara politike, të hetojë politikanët që kanë shkelur ligjin, kanë shpërdoruar detyrën zyrtare dhe kanë realizuar aktivitete të tjera joligjore”, ka përfunduar Sela.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat