Delegacion i ambasadës së SHBA-së viziton selinë e Lëvizjes BESA

Maqedonia

Delegacion i ambasadës së SHBA-së viziton selinë e Lëvizjes BESA

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 17:10
Pamje nga takimi

Sot në selinë e Lëvizjes BESA në Shkup qëndroi një delegacion i lartë i SHBA-së në përbërje të David Stephenson – Shef i sektorit politik dhe ekonomik në ambasadën e SHBA-ve, dhe Adrian Ismaili – asistent për çështje në ambasadën e SHBA-ve, ku u pritën nga kryetar i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, Sekretari i përgjithshëm, Afrim Gashi, nënkryetari i Lëvizjes, Zeqirija Ibrahimi dhe anëtari i kryesisë, Kastriot Rexhepi.

Temë e këtij takimi ishte situata aktuale politike, ku u shpalosën qëndrimet BESËS. Pas këtij takimi me përfaqësuesit e SHBA-ve kryetari Bilall Kasami ka deklaruar për mediat:

“Ky ishte një takim miqësor ku biseduam kryesisht për krizën aktuale politike, me ç’rast e shprehëm shqetësimin tonë për politikanët e papërgjegjshëm të cilët e sollën vendin tonë në këtë gjendje.

Lëvizja BESA e mbështet fuqimisht punën e Prokurorisë Speciale Publike, por insistojmë edhe ne themelimin e Gjykatës Speciale që do i procedon krimet politike, e këtë qëndrim e shprehëm edhe në takimin tonë me përfaqësuesit e SHBA-ve.

Ne si Lëvizje BESA nuk merremi me BDI-në, të cilën e konsiderojmë një të kaluar të hidhur të shqiptarëve të Maqedonisë, por me atë se si pas 11 dhjetorit ta bëjmë Maqedoninë të pranueshme edhe për shqiptarët”.(sic)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat