Seanca të tre komisioneve kuvendore

Maqedonia

Seanca të tre komisioneve kuvendore

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 09:02
Ilustrim

 

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, Komisioni për financim dhe buxhet dhe Komisioni Ligjdhënës-juridik.

Anëtarët e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve duhet t’i përcaktojnë Propozimin për përzgjedhjen e anëtarit të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, Propozim-vendimin për emërimin e kryetarit, zëvendëskryetarit dhe zëvendësanëtarit të Komisionit për zgjidhjen e ankesave në sferën e energjetikës, Propozim-vendimin për shkarkimin dhe emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për ndarjen e çmimit shtetëror “Goce Dellçev”, Propozim-vendimi për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë me marrëdhënie pune në shkallën e dytë dhe Propozim-vendimi për shkarkimin dhe emërimin e anëtarëve të Këshillit republikan për siguri në komunikacionin e rrugëve.

Në rend dite të Komisionit për financim dhe buxhet është Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, me procedurë të shkurtuar në lexim të dytë.

Para anëtarëve të Komisionit Ligjdhënës-juridik janë Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Avokatin e Popullit, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për burime minerale, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjetikë, të gjitha me procedurë të shkurtuar në lexim të dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat