Propozimi me të cilën u kërkua ngrirja e llogarive të firmës “Finzi” nga rasti i fundit i PSP-së “Thesari” u rregullua ashtu që Këshilli Penal na tha dhe këtë gjë e bëmë jo për t`i tejkaluar, por pasi që qëllimi është që ta ngrimë llogarinë, theksoi Lence Ristovska, prokurore në Prokurorinë Speciale Publike.
“Ne jemi të hapur për bashkëpunim me gjykatën dhe e tërë veprimtaria e jonë është në drejtim të vendosjes së bashkëpunimit. Sinqerisht jemi të zhgënjyer nga ky lloj i njoftimeve si ishte ai i djeshmi i Gjykatës, si dhe qëndrimit të saj armiqësor. Në linjën e fundit ne jemi këtu, dhe besoj se edhe Gjykata, që të luftojmë kundër krimit. Është e paqartë se nëse kemi kauzë të njëjtë, pse të kemi raporte armiqësore. Mënyra e njoftimit nuk është në rregull”, theksoi Ristovska.
Ajo theksoi se në praktikën e Gjykatës ka raste kur xhiro llogaritë janë ngrirë edhe me nenin që është theksuar në propozimin e tyre.