Ivanov në Kongresin e Unionit panevropian në Vjenë

Maqedonia

Ivanov në Kongresin e Unionit panevropian në Vjenë

Më: 8 tetor 2016 Në ora: 12:19
Gjorge Ivanov

Presidenti i Republikës së Maqedonisë prej sot deri më 10 tetor të vitit 2016, do të marrë pjesë në vizitën e punës në Republikën e Austrisë, me rastin e pjesëmarrjes në kongresin e Unionit panevropian, që mbahet në Vjenë.

Siç kumtoi Kabineti i presidentit, në kuadër të pjesëmarrjes në kongresin e Unionit panevropian, presidenti Ivanov do të mbajë fjalim në panelin dedikuar zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Kongresi në organizim të Unionit Panevropian ndërkombëtar, është me rastin e 90 vjetorit të jubileut nga Kongresi i parë panevropian i mbajtur në vitin 1926.

Unioni panevropian ndërkombëtar konsiderohet si lëvizja më e vjetër e bashkuar evropiane, e themeluar nga ana e Riçard Kudenhove Kalergi, ndërsa anëtarët e tyre angazhohen për një Evropë të bashkuar politike dhe ekonomike.

Ivanov tradicionalisht merr pjesë në kongreset e Unionit panevropian. Në Kongresin në vitin 2011 në Lindau, theksoi se Maqedonia dhe qytetarët e Maqedonisë, kanë dëshirë të madhe, përmes pjesëmarrjes në Bashkimin Evropian, të kontribuojnë ndaj ndërtimit, ruajtjes dhe përparimit të shtëpisë tonë të përbashkët shpirtërore dhe kulturore Evropës. Në kongresin në vitin 2012 në Vjenë, nënvizoi se kufiri i vetëm i cili ende e ndan Evropën, kalon saktë nëpër Ballkan dhe se ne në rajon shpresojmë se ky kufi së shpejti do të zhduket. Nënkryetari aktual i Unionit panevropian, Karl fon Habsburg është anëtar i Këshillit për marrëdhënie ndërkombëtare të presidentit Ivanov.

Për këtë kontribut dhe rol aktiv në kuadër të Unionit panevropian, Ivanov në vitin 2013 u dekorua me mirënjohje nga ana e kryetarit të Unionit Panevropian ndërkombëtar Alen Terenoar.

Unioni panevropian përmes grupit të tij parlamentar në Parlamentin Evropian, i cili numëron mbi 120 deputetë nga pothuajse të gjitha vendet-anëtare të BE-së, angazhohet për promovimin e politikës së zgjerimit dhe realizimit të integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë.

Në kuadër të vizitës së punës në Repubëlikën e Austrisë, presidenti Ivanov do të realizojë takim me ish-presidentin e Republikës së Austrisë Hajnc Fisher.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat