Sot mbahen dy seanca të komisioneve kuvendore

Maqedonia

Sot mbahen dy seanca të komisioneve kuvendore

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 08:54
Ilustrim

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë Komisioni i mbrojtjes dhe sigurisë dhe Komisioni legjislativo-juridik.

Në rend dite në Komisionin e mbrojtjes dhe sigurisë është Propozim vendimi për ndryshimin e Vendimit për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjednjes të krizës për shkak të rritjes së vëllimit të hyrjes dhe tranzitit të emigrantëve përmes territorit të Republikës së Maqedonisë.

Ky Propozim vendim do të shqyrtohet edhe nga Komisioni legjislativo-juridik. Në seancë tjetër, ky Komsion do të debatojë për Propozim buxhetin e Maqedonisë për vitin 2017 në lexim të dytë dhe për Propozim ligjin për përmbarimin e buxhetit të Republikës së Mqedonisë për vitin 2017 sipas procedurës së shkurtuar, në lexim të dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat