Delegacioni i Kuvendit në Sesionin vjeshtor të APKE-së

Maqedonia

Delegacioni i Kuvendit në Sesionin vjeshtor të APKE-së

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 13:10
Ilustrim

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbëje të Imer Aliut, Alksandar Nikollovskit, Renata Deskoskës dhe Vlladimir Gjorçevit, do të marrë pjesë në sesionin e rregullt vjeshtor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), që do të mbahet prej sot e deri më 14 tetor në Strasburg të Francës.

Siç kumtoi shërbimi i Kuvendit për shtyp, është paraprë që Nikolloski, në cilësinë e nënkryetarit të APKE-së, funksion të cilin e kryen gjatë vitit 2015 dhe 2016, të kryesojë me Asamblenë Parlamentare të KE-së të mërkurën paradite.

Në sesionin vjeshtor, fjalim para deputetëve do të kenë presidenti francez, Fransoa Oland, ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank-Valter Shtajnmajer dhe minsitri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushogllu.

Temat për të cilat do të diskutohet, sipas rendit të ditës, janë pasojat politike nga konflikti në Ukrainë dhe medikamentet juridike për shkeljen e të drejtave të njeriut në sferat të cilat nuk janë nën kontroll të Ukrainës, përderisa pika plotësuese për ngjarjet aktuale do ta përfshijë debatin për gjendjen në Turqi, në dritën e tentimit për grusht shtet.

Tamas Bah, kryetari i Komitetit ndërkombëtar olimpik, do të flasë para Kuvendit në kontekst të raportit pë sport për të gjithë, ndërsa deputetët, gjithashtu, do të diskutojnë edhe për raport për të drejtat e fëmijëve lidhur me shtatzaninë surogat, mësimet nga rasti “Panama pejpërs” me qëllim që të sigurohet drejtësi sociale dhe fiskale, si dhe për bashkëpunim me Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP).

Ministri i Punëve të Jashtme të Estonisë, Jurgen Ligi, në funksion të kryesuesit me Komitetin e ministrit, do t’i prezantojë aktivitetet e kryesimit estonez dhe do të përgjigjet në pyetjet e deputetëve. Është paraparë që edhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Torbjorn Jagland, gjithashtu, të përgjigjet në pyetje.

Në ditën e hapjes së mbledhjes, Asambleja do ta zgjedhë fituesin e çmimit Vaclav Havel për të drejta të njeriut për vitin 2016, nga zgjedhja më e ngushtë e tre kandidatëve dhe atë: Gordana Igriq, gazetare serbe e cila aktivisht i mbron të drejtat e njeriut dhe lirinë e shtypit, Instituti ndërkombëtar për të drejta të njeriut – Fondacioni Rene Kasan, i cili prej vitit 1969 punon për promovimin e të drejtave të njeriut dhe paqes, përmes edukimit dhe hulumtimit dhe Nadja Murad, një grua e re, e cila arriti të ikë nga  krimet e Shtetit islamik nga Iraku Verior dhe që e tërheq vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar për fatin e komunitetit jezid, citohet në kumtesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat