Është arrestuar vëllai i Musa Xhaferit

Maqedonia

Është arrestuar vëllai i Musa Xhaferit

Më: 11 tetor 2016 Në ora: 09:46
Musa Xhaferi

Policia maqedonase ka arrestuar vëllain e Musa Xhaferit, thonë burime të sigurta policore.

Sipas këtyre burimeve, vëllai i Musa Xhaferit është arrestuar para disa viteve në Kërçovë dhe më pas është dërguar në stacionin policor në Prilep. Nuk dihen cilat kanë qenë shkaqet për arrestimin e tij, mirëpo marrim vesh se është liruar menjëherë pas intervenimit të funksionarëve të lartë të BDI-së. Marrim vesh se këto intervenime të bëra përmes telefonit i janë dorëzuar Prokurorisë Speciale Publike (PSP), e cila duhet të hetojë, nëse lirimi i vëllait të Musa Xhaferit është bërë sipas procedurave ligjore, ose vetëm për shkak se ka qenë vëlla i një funksionari të lartë partiak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat