Përfundon marshi qytetar "Lufta vazhdon, vota fiton"

Maqedonia

Përfundon marshi qytetar "Lufta vazhdon, vota fiton"

Më: 11 tetor 2016 Në ora: 16:26
ilustrim

Marshi qytetar "Lufta vazhdon, vota fiton" përfundoi para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ku do të vazhdojë me fjalime të përfaqësuesve të LSDM­-së dhe liderit të partisë opozitare Zoran Zaev, organizatave joqeveritare dhe personaliteteve publike.

Marshi filloi në orën 14 para zyreve të Prokurorisë speciale publike dhe vazhdoi nëpër bulevardin "Aradhat partizane" deri në qendër të Shkupit, respektivisht para Kuvendit.

Organizatorët paralajmëruan se marshi është për jetë dinjitoze dhe për këtë shkak është zgjedhur festa e sotme ­ simbolikisht si paralajmërim të ndryshimeve për ardhmëri më të mirë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat