Sot mbahen seanca të katër komisioneve kuvendore

Maqedonia

Sot mbahen seanca të katër komisioneve kuvendore

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 09:16
Kuvendi i Maqedonisë

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seancë do të mbajë Komisioni për mbrojtje dhe siguri, për mundësi të barabarta për gratë dhe burrat, për financim dhe buxhet dhe Komisioni ligjdhënës juridik.

Në Komisionin për mbrojtje dhe siguri do të debatohet rreth Propozim-vendimit për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor “Mbështetje vendimtare” në Afganistan dhe Propozim – vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor të Bashkimit Evropian “Altea” në Bosnjë e Hercegovinë.

Në rend dite të Komisionit për të drejta të barabarta të grave dhe burrave është Raporti vjetor për implementimin e Strategjisë për barazi gjinore për vitin 2015.

Komisioni për financim dhe buxhet edhe Komisionit Ligjdhënës juridik duhet ta shqyrtojnë Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për banka, në lexim të parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat