DAP-i bën thirrje që të paraqiten të ardhurat nga dhënia me qira

Maqedonia

DAP-i bën thirrje që të paraqiten të ardhurat nga dhënia me qira

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 12:49
Ilustrim

Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) bën thirrje që të paraqiten të ardhurat nga dhënia me qira të pronës dhe të drejtave pronësore për çka në periudhën në vijim paralajmëron aktivitete edukative.

“Në kuadër të Planit për menaxhim me harmonizim me të cilin targetohet dhënia me qira e pronës së tundshme dhe të patundshme, në periudhën në vijim DAP do të zbatojë një sërë aktivitetesh, para së gjithash të karkterit edukativ, me qëllim të rritjes së vetëdijes dhe edukimit të obliguesve tatimor për të drejtat dhe obligimet e tyre, por edhe ndërmarrjen e masave për ulje të ekonomisë gri, kahëzuiar drejt obliguesve tatimor me rrezik të lartë, ku DAP ka detektuar mosparaqitje apo paraqitje jo të plotë të të ardhurave të realizuara nga qiratë”, kumtoi sot DAP.

Të ardhurat e realizuara në bazë të qirasë (dhënie e tokës me qira, hapësirave banesore apo afariste, garazheve, hapësirave për pushim he rekreacion(vila), pajisjeve, mjetev transportuese dhe llojeve të tjera të pronës) u nënshtrohen tatimimit m takë personale, dhe qytetari ka për obligim t’i paraqesë në DAP. Kjo, sqarojnë nga Drejtoia, bëhet me rregullim të paraqitjes tatimore akontative për të ardhura të realizuara nga prona dhe të drejtat pronësore (formulari PDD-ADP/PI), në afat prej 15 ditësh nga dita e realizimit të të ardhurave. Paraqitjes detyrimisht duht t’i bashkangjitet marrëveshja për qira.

Siç sqarojnë nga DAP, formulari PDD-ADP/PI mund të merrt përmes http>//www.ujp.gov.mk/mk/obrasci/opis/26. Paraqitja e plotësuar parashtrohet në zyret tatimore, sipas vendit ku ndodhet pona e cila jepet me qira, përkatësisht në Qendrën e kontaktit në Shkup pa dllim se ku ndodhet prona apo përmes postës.

Nëse bëhet fjalë për shfrytëzues të regjistruar në sistemin e-Tatime, paraqitjen e plotësin on-llajn dhe e parashtron në mënyrë elektronik përmes https://?tax-fl.ujp.gov.mk.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat