Dështon takimi i krerëve të opozitës shqiptare: Munguan Sela, Ostreni dhe Memedi

Maqedonia

Dështon takimi i krerëve të opozitës shqiptare: Munguan Sela, Ostreni dhe Memedi

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 13:27
Ilustrim

Ka dështuar takimi i liderëve, të partive opozitare i cili pritej të mbahet sot në ora 12 në Shkup, i thirrur nga lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, pasi që në këtë takim nuk kanë ardhur lideri i LR – PDSH-së Ziadin Sela ai i partisë UNITETI Gëzim Ostreni dhe i RDK-së Vesel Memedi”.

Në këtë takim ishin vetëm përfaqësuesit e Lëvizjes BESA dhe pjesëtarët e shkëputur nga RDK-ja e Vesel Memedit, për këtë edhe takimi u anulua.

“Përgjegjësia për mosprezencën e UNITETIT dhe LR – PDSH-së, ngelet tek ata. Ne vazhdojmë të jemi të hapur për bashkëpunim”, kanë thënë nga Lëvizja BESA dhe pjesëtarët e shkëputur nga RDK-ja e Vesel Memedit.

Takimi i liderëve të partive opozitare shqiptare të cilët nuk janë pjesë e Parlamentit, sot duhej të mbahej me qëllim, sipas Kasamit, për të dhënë fillimisht frymën e bashkëpunimit, që pastaj do të rezultojë me komunikimin dhe dialogun e grupeve të punës, që ato të mund ta vazhdojnë procesin e bashkërendimit të aktiviteteve për arritjen e këtij synimi.

Portali rikujton se Sela ka pranuar që të takohet me liderët tjerë të opozitës shqiptare, me ftesë të Shoqatës së të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politik Shqiptarë, e cila ditë më parë e ftoi opozitën në takim me qëllim të komunikimit, bashkëpunimit  dhe unifikimit të votës opozitare jashtëparlamentare të shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat