Të rinjtë vështirë arrijnë punësimin

Maqedonia

Të rinjtë vështirë arrijnë punësimin

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 16:21
Shkupi

Të rinjtë e moshës prej 15 deri në 28 vjeç, mesatarisht qëndrojnë pa punë rreth 32 muaj. Ata që pretendojnë paga më të larta pa punë qëndrojnë më shumë se 5 vite. 40% e të rinjve të moshës 15-28 janë të papunë ndërsa 50 mijë persona ose 12% e të gjithë të rinjve as nuk kërkojnë punë përmes Agjencisë së punësimit, e as nuk janë të përfshirë në procesin arsimor. Ekspertët shprehen se të rinjtë nuk duhet të mbivlerësohen kur bëhet fjalë për pagën fillestare.

“Dërgon porosi se të rinjtë duhet doemos të bëjnë përshtatje të asaj që e ofron tregu i punës. Nëse ofron rroga më të ulëta të pranohet edhe kjo”, deklaroi profesori universitar, Marjan Petreski.

Hulumtimi ka treguar edhe atë se të rinj që rrjedhin nga familjet më të pasura, më lehtë gjejnë punë, për dallim nga ata të rinj të cilët janë nga familjet më të varfra. Ekspertët sqarojnë se fëmijët më të pasur kanë rreth më të gjerë të lidhjeve dhe për këtë arsye edhe mundësia për të gjetur punë është më e madhe.

 “Hulumtimi tregon se vetëm 5% e të rinjve kanë gjetur punë përmes Agjencisë së punësimit. Ende kanë rëndësi të madhe lidhjet farefisnore dhe familjare, gjegjësisht kanalet joformale në gjetjen e punës”, tha profesori universitar, Nikica Mojsovski.

Ekspertët shprehen se masat qeveritare për praktikë dhe trajnim të të rinjve janë të shkëlqyeshme, por kompetentët në vend të teorisë duhet t’i japin theks më të madh ndërtimit të shkathtësive për përshtatje të shpejtë të vendeve të punës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat