Kuvendi i Maqedonisë për vazhdimin e gjendjes së krizës lidhur me refugjatët

Maqedonia

Kuvendi i Maqedonisë për vazhdimin e gjendjes së krizës lidhur me refugjatët

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 09:34
Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë sot duhet ta mbajë mbledhjen e 124-t, në rend dite të së cilës është Propozim vendimi për ndryshim të Vendimit për miratim të vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të vëllimit të shtuar të hyrjes dhe tranzitit të emigrantëve nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë.

Në rend dite të mbledhjes janë edhe propozim vendimet për shkarkim dhe emërim të kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për ndarje të çmimit shtetëror "Goce Dellçev", për emërim të kryetarit të Komisionit për zgjidhje të ankesave në fushën e energjetikës, për shkarkim dhe emërim të anëtarëve të Këshillit republikan për siguri në komunikacion, për emërim të kryetarit të Këshillit drejtues të Agjencisë për rregullim të sektorit hekurudhor dhe për emërim të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionti shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë.

Deputetët do t'i shqyrtojnë edhe propozimet për zgjedhje të anëtarit të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë dhe për zgjedhje të zëvendësve të avokatit të popullit, si dhe Propozim ligji për ratifikim të Marrëveshjes për bashkëpunim për çështje nga sfera e Integrimit evropian, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështje Evropiane dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Minsitria për Integrim Evropian.

Në mbledhje janë edhe propozim ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shfrytëzim dhe disponim me gjërat në pronësi shtetërore dhe me gjërat në pronësi komunale, për punësim të njëqind studentëve më të mirë të diplomuar në universitetet publike në RM, që të tre në lexim të dytë, si dhe propozim ligjet për volitshmëri tatimore, doganore dhe të tjera fiskale lidhur me mbajtjen e UEFA Super Kupës 2017 në RM, për ndryshim të Ligjit për punë të brendshme, për ndryshim të Ligjit për tokën ndërtimore, për ndryshim të Ligjit për shërbimet postare dhe për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për dekorim dhe mirënjohje të RM-së, të gjithë në procedurë të shkurtuar.

Në rend dite të mbledhjes së 124-t janë edhe propozim ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për bankat dhe të Ligjit për veprimtarinë inovative, që të dy në lexim të parë, si dhe propozim vendimet për dërgim të pjesëtarit të ARM-së për pjesëmarrje në operacion paqësor të BE-së "ALtea" në BeH, për dërgim të pjesëtarëve të ARM-së për pjesëmarrje në operacionin paqësor "Mbështetja vendimtare" në Afganistan dhe propozim-ligjet për plotësim të Ligjit për tatimin e fitimit, dhe për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sportin, që të dy në procedurë të shkurtuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat