Kim Mehmeti lider shpirtëror i Lëvizjes BESA

Maqedonia

Kim Mehmeti lider shpirtëror i Lëvizjes BESA

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 15:18
Kim Mehmeti

Edhe pse ende po qëndron anash dhe nuk ka dalë publikisht, burime partiake thonë se Kim Mehmeti është lideri shpirtëror i Lëvizjes BESA. Mehmeti, si njëri ndër intelektualët më të njohur shqiptar në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, madje së shpejti pritet që edhe publikisht të dalë në përkrahje të Besës. Ndryshe Mehmeti shpeshherë është kritikuar se në të kaluarën ka qenë i afërt me BDI-në, kurse sot e kritikon, në çka është përgjigjur se nuk duhet të kritikohen ata që kanë qenë më herët në BDI, por ata që janë sot në këtë parti, mëson TetovaSot.

Marrim vesh se Mehmeti është ndër bashkëpunëtorët më të afërt të kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, si dhe ideator i unifikimit të opozitës shqiptare.

Ky unifikim është para një sfide të madhe, për shkak se LR PDSH dhe UNITETI nuk morënpjesë në takimin e sotëm të thirrur në Aleksandar Palace nga Bilall Kasami dhe Fadil Zendeli. Brenda Lëvizjes BESA janë paraqitur dyshime se shkak për mosprezencën e LR-PDSH-së dhe UNITETI-t janë shantazhet që ka filluar t’i bëjë ndaj tyre VMRO-DPMNE-ja, përmes BDI-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat