Han: Kushtet për zgjedhje të besueshme duhet të përmbushen plotësisht

Maqedonia

Han: Kushtet për zgjedhje të besueshme duhet të përmbushen plotësisht

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 15:41
Johanes Han

Komisari për negociata për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Han, para vizitës së nesërme në Republikën e Maqedonisë, ku është paraparë të takohet me kryeministrin Emill Dimitriev, me liderët e katër partive më të mëdha politike, si dhe me prokuroren speciale dhe me përfaqësues të shoqërisë civile, sot dërgoi porosi se është "me rëndësi që kushtet për mbajtje të zgjedhjeve të besueshme të përmbushen" në vend.

Në kumtesën e Komisionit Evropian, ceket se qëllimi kryesor i vizitës së Hanit është "të bëhet kontroll në ngjarjet politike dhe të diskutohet për rrugën përpara, posaçërisht lidhur me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në dhjetor, si dhe zbatimin e Prioriteteve urgjente reformuese".

Në deklaratën e tij para vizitës, Han thotë se me padurim e pret vizitën në Shkup.

"Marrëveshja e arritur verën e kaluar nga ana e të gjitha partive kryesore politike dhe caktimi i datës së zgjedhjeve për këtë dhjetor është hap i mirë. Megjithatë, ky është vetëm fillimi: me rëndësi është që kushtet e zgjedhjeve të besueshme të përmbushen plotësisht dhe qytetarët të mund lirshëm të marrin pjesë në to", thotë komisari Han.

Sipas njeriut të parë për zgjerim të Unionit, ai në Maqedoni do të takohet me të gjithë bashkëbiseduesit kryesor politik, përfshirë edhe prokuroren speciale dhe përfaqësuesit shoqërisë civile.

Ai thotë se në bisedime, gjithashtu, do të insistojë të përshpejtohet implementimi i Prioriteteve urgjente reformuese në ligje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat